Sarandë-Një 75 vjeçare nga Saranda është vendosur në pranga pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë mbesën e saj.

E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes të dyjave.

“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen Z. V., 75 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me thikë, mbesën e saj”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluam Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.