Një person është qëlluar me thikë mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe është grabitur, ndërsa autori është arrestuar nga policia.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22:40, në lagjen nr.1 në Sarandë, në rrugën drejt hotelit të quajtur "Panorama" teksa 30-vjeçari me inicialet L.P. është qëlluar disa herë më thikë nga Geart Çoçka 28 vjeç, i cili i ka marrë më pas 630 euro.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Geart Çoçka po nga Saranda është arrestuar pak orë më pas në lagjen nr.4 në Sarandë, pranë banesës së tij.
Geart Çoçka akuzohet për "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë" "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta".
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com