Sarandë/ Futi skafin mes pushuesve, 28-vjeçari nuk kishte dokumete, gjobitet me 110 mijë lekë, i bllokohet edhe mjeti

SARANDË- Pas tragjedisë së Himarës, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Këtë radhë, një 28-vjeçar është kapur nga policia duke futur skafin në mes të pushuesve në Ksamil dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.

28-vjeçari Klinton Marku ka marrë dy gjoba. Konkretisht ai është gjobitur me 100 mijë lekë, për thyerje të kordonit të sigurisë, duke vënë në rrezik pushuesit. Ndërsa ka marrë edhe një gjobë prej 10 mijë lekësh, pasi skafi të cilin po drejtonte nuk kishte dokumente. Policia ka bllokuar skafin që drejtohej nga 28-vjeçari, ndërsa ai ka marrë në total 110 mijë lekë gjobë.

Për të njëjtat masa u morën edhe një ditë më parë nga policia për një 49-vjeçar, i cili po drejtonte pa leje një skaf, i cili gjithashtu theu edhe kordonin e sigurisë. Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 16/08/2022 01:19

    KAPENI DHE RRIHENI MORE,,,CI VENDOSNI GJOBA KOT,,,RRIHENI ATY NE BREG DERI SA TI BJERE TE FIKET...

    Përgjigju
  • Populli: 15/08/2022 20:19

    Testin e idjotit…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston