Sarandë/ Gjendet tritol para dyqanit në pronësi të një avokati, autori uli automatin për të fikur kamerat (VIDEO)

SARANDË- Në dyqanin në pronësi të një avokati në Sarandë është gjetur një sasi eksplozivi. Tritoli ishte vendosur në dyqanin 'Alexandra Event', në pronësi të avokatit Ilia Thanasi.

Lënda plasëse, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, nuk ka shpërthyer. Policia rrethoi zonën dhe forcat xheniere larguan eksplozivin.

Autori duket se është treguar i kujdesshëm që mos të fiksohej nga kamerat, pasi para vendosjes së lëndës plasëse ka ulur automatin me qëllim që të mos kapej nga kamerat. Më pas ai ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar. Por, duket se plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli nuk ka shpërthyer. Në foton më poshtë dallohet që fitili është ndezur, por lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Tritoli i vendosiur në dyqanin 'Alexandra Event'

Dyqani ‘Alexandra Events’ shërben për shitjen e luleve, organizimin e festave apo eventeve në qytetin bregdetar të Sarandës. Dyqani menaxhohet nga Aleksanda Thanasi, gruaja e avokatit. Ndërkohë, ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë dëshminë e saj.

Zona ku është vendosur eksplozivi, në rrugën “Adem Sheme”, është mjaft e frekuentuar nga qytetarët e Sarandës. Po ashtu pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, si edhe dy shkolla, një publike dhe një private.

"Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Ilia Thanasi, është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse", njofton policia. 

Deri më tani policia nuk ka ende asnjë gjurmë nga autori që ka vendosur lëndën plasëse. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia do të kontrollojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Lajm ne përditësim....

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori