VIDEO/ Sarandë, gjendet një velierë në det të hapur, nuk kishte njerëz në bord! Dyshohet se është përdorur për trafik klandestinësh

SARANDË-  Një anije veliere, 15 metra e gjatë me mbishkrimim “Bavaria 50”, që nuk dihet kujt i përket është gjetur më 10 qershor në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali.

Veliera e braktisur është kontastuar nga anija e peshkimit "Rozafa", ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord ndërkohë që brenda janë gjetur bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme ç’ka ngre dyshime se mund të jetë përdorur për trafikimin e klandestinëve të Lindjes së Mesme.

Burime për Report TV thanë se veliera mund të ketë pësuar defekt dhe më pas është braktisur nga trafikantët.

Kapiteni i anijes së peshkimit “Rozafa” ka njoftuar Kapitenerine e Siçilisë dhe Delta Forcen e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme.

Në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, velieren ia kanë dhënë kapitenit të anijes "Rozafa". Mëngjesin e kësaj të mërkure, 14 qershor, mjeti lundrues mbërriti në portin e Limjonit në Sarandë, i sekuestruar nga Policia kufitare e cila po kryen verifikime për itenerarin dhe pronarët e mjetit lundrues.

1686728152_WhatsAppImage20230614at09.34.24.jpeg

1686721223_velierasarandeksamilvlore.jpeg

Veliera në det të hapur

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë