Nga operacioni i realizuar ditën e sotme në Sarandë ‘Forca e ligjit’ i cili goditi një bandë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike ndaj Greqisë, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, ka reaguar avokati i njërit prej të arrestuarve.

Avokati Gjergji Imeri shprehet se nuk është lejuar të takojë klientin e vet dhe kjo sipas tij është urdhëruar nga Prokuroria.

Avokati shprehet se ka një prokurë për të përfaqësuar një të arrestuar i cili quhet Viktor Ruci dhe sipas avokatit i është komunikuar se nuk mund të takohet me të pavarsisht se kjo nuk i është paraqitur me shkrim.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com