SARANDË - Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”. 28 - vjeçari Ardit Dauti,  i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në “Syrin e Kaltër”.

28 - vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja për pak ka rezultuar fatale, pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.