Në një deklaratë për mediat të PBDNJ thuhet “denoncojme aktin e ulët dhe tendencioz të personave ende të paidentifikuar, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë cënuar pronën private të kryetarit të Komunës Dhiver, zotit Sokrat Kalcuni, i zgjedhur nga PBDNJ, duke prerë 150 rrënjë ullinj dhe pemë të tjera frutore”.
PBDNJ e kosideron këtë akt me prapavijë politike për të shkaktuar panik dhe pasiguri në radhët e Minoritetit Etnik Grek, ndërsa thekson se askush nuk mund të pengojë fitoren e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Po kështu në njoftim thuhet se "OMONIA dhe PBDNJ dënon me forcë këtë veprim dhe kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve nga oraganet kompetente të shtetit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)