Një incident është shënuar ditën e sotme në Sarandë, ku një shofer duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur një vazo me lule në anë të rrugës, duke rrezikuar jetën e një fëmije 1 vjeçar dhe familjes së tij.

Incidenti shqetësues është denoncuar nga një nënë përmes një videoje.

Në video shihet momenti kur shoferi ka rrezikuar seriozisht jetën e fëmijës së saj 1-vjeçar dhe të gjithë familjes, të cilët ndodheshin në trotuar dhe ishin duke ecur, ndërsa në atë moment mjeti ka përplasur një vazo me lule, në anë të rrugës duke e larguar atë pak metra më tej.