Sarandë, kapet 17 kg drogë, do 
nisej drejt greqisë, dy në pranga

Sarandë, kapet 17 kg drogë, do <br />nisej drejt greqisë, dy në pranga
SARANDE-Rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva është sekuestruar nga policia e Sarandës.
 
Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga blutë e Sarandës, janë arrestuar dy persona, dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ku njëri prej tyre me kombësi greke.
 
Policia arrestoi Agron Prenga, 26-vjeç, banues në Sarandë, dhe Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, po banues në Sarandë.
 
Arrestimi i tyre u bë në lagjen nr.1 Sarandë dhe nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua sasia me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti.
 
Në këtë mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe shpalli në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29-vjeç.
 
Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31-vjeç,.
 
Dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin lëndës narkotike drejt shtetit Grek.
 
Policia njofton se po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

[gallery]21785[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik