Sarandë, kapet banda, autore
e 16 vjedhjeve e shpërthimeve

Sarandë, kapet banda, autore<br />e 16 vjedhjeve e shpërthimeve
TIRANE- Gjashtë anëtarë të një bande kriminale, që merrej me vjedhje banesash, makinash e lokalesh por dhe shkatërrim prone nëpërmjet shpërthimeve me eksploziv, kanë përfunduar në prangat e policisë së komisariatit të Sarandës.

Banda përbëhej nga 8 djem të rinj, dhe adoleshentë, më i madhi 24 vjeç dhe më i vogli 15 vjeç. Nga hetimet e kryera dhe nga provat e mbledhura deri tani rezulton se ky grup kriminal, për një periudhe 2 vjecare ka kryer 16 vjedhje dhe grabitje banesash, lokalesh, makinash, motorësh por dhe shkatërrim me eksploziv ne qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërsa vepra kriminale më e fundit është shkatërrimi me eksploziv i Pub “Night Club” pranë Hotel Butrinti në Sarandë më 22 nëntor 2011. I vunë eksplozivin dhe makinave në pronësi të dy oficerëve të policisë.

ARRESTIMET, 2 NE KERKIM
Operacioni i policisë së komisariatit të Sarandës u ekzekutua mbrëmë nën drejtimin e prokurorisë së rrethit. Operacioni u kodua “ Lëkursi 2011”
Sentjon Fatmir Lame, vjec 24, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje;
Sildjan Ylli Sulejmanasi, vjec 23, lindur në Corovode dhe banues në Sarandë,
O. A., vjec 16, lindur dhe banues në Sarandë, i denuar më parë për vjedhje;
K. R., vjec 15, banues ne Sarandë;
Y. K., vjec 17, lindur e banues në Tepelenë;
Erald Agron Elezaj i arrestuar nga Komisariati Policisë Sarandë tre dite me pare me date 20.12.2011.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit
Lisjan Mërkur Kazo, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje;
Fatjon Bujar Abazi, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje.

PËR CFARË AKUZOHEN
Nga hetimet e kryera dhe nga provat e mbledhura deri tani rezulton se ky grup kriminal, akuzohet fajtor për: 3 vepra penale te shkaterrimit te prones me eksplozive, 3 vepra penale per vjedhje automjetesh, 8 vepra penale per vjedhje banesash dhe lokalesh, 2 vepra penale per vjedhje motorrash

JA SHKATËRRIMET E VJEDHJET
Ne rrethin e Sarandes:
1- Shkatërrimi me eksploziv i autoveturës tip Mercedes-Benz C Clas me targa TR 3937 në pronësi të Oficerit Policisë Ilir Zhupa, i ndodhur në datë 2 Nëntor 2010.
2- Shkaterimi me eksploziv I autoveturës tip AUDI me ngjyrë të zezë në pronësi të Oficerit Policisë Aleksandër Lilo, ndodhur në date 9 Maj 2011;
3- Shkatërrimit me eksploziv të Pub “Night Club” pranë Hotel Butrinti në sarandë, në përdorim nga shtetasi F. A., ndodhur në datë 22 Nëntor 2011;
4- Vjedhje e Bar-Restorant në pronësi të shtetasit I. Noni., ndodhur në datë 16 Dhjetor 2011 në lagjen “Nr. 2” Sarandë, ku janë vjedhur një televizor plazma dhe disa paketa cigaresh;
5- Vjedhje e dyqanit të shtetasit L. Shomo, ndodhur në datë 19 Nëntor 2011, nga ku është vjedhur e fotokopje tip “Sharp”;
6- Vjedhje e baneses së shtetases V. Hibro në lagjen “Nr. 3” Sarandë, ndodhur ne date 27 Nëntor 2011, ku janë vjedhur një aparat celular Nokia dhe 3000 lek;
7- Vjedhje e lokalit të shtetasit E. Kafexhiu në lagjen “Nr. 2” Sarandë, ndodhur në datë 16 Dhjetor 2011, ku janë vjedhur një televizor plazma dhe një kompjuter;
8- Vjedhje e dyqanit të shtetasit G. Demiri, në lagjen “Nr. 3”, ndodhur në datë 15 Nëntor 2011 nga ku janë vjedhur dy televizora plazma, 5 kompjutera lap-top, dhe nnjë aparat “Play Station”;
9- Vjedhje e lokalit të shtetasit P. Zhupa në lagjen “Nr. 2” Sarandë, ndodhur në date 13 Tetor 2011, nga ku janë vjedhur 2 televizora plazma.
10- Vjedhje e lokalit të shtetasit I. Avdiaj në lagjen “Nr. 3” Sarandë, ndodhur në datë 22 Dhjetor 2011, ku është vjedhur nje televizor plazma;
11- Vjedhje e banesës së shtetases E. Agora në lagjen “Nr. 4” Sarandë, ndodhur në datë 15.Dhjetor 2011, ku jane vjedhur tetë kanata dritaresh alumini;
12- Vjedhje e motorrit të markës “Zip Star”, ngjyre blu, me targa SR 296 B, në pronësi të shtetasit A. Ahmeti, ndodhur në Ksamil në datë 01 Dhjetor 2011;
13- Vjedhje e motorrcikletës tip ‘Day-ang’, ngjyre kafe me targa, SR 404 B, në pronësi të shtetasit A. Zisi, ndodhur më 15 tetor në Ksamil;
14- Vjedhje e autoveturës tip Mercedes-Benz 250 me targa SR 4395 B në pronësi të shtetasit B. Sulozeqi, në lagjen “Nr. 4” Sarandë, ndodhur në datë 22 Gusht 2011;
15- Vjedhje e autoveturës tip Mercedes-Benz 240, me ngjyrë blu, me targa SR 4900 B, në pronësi të shtetasit I. Omeri, ndodhur në datë 25 Nëntor 2011, ne lagjen Nr.4 Sarandë;
16- Si dhe ne rrethin e Permetit kane vjedhjur nje autoveturë tip Mercedes-Benz 200 me targa PR 1618 B, në pronësi të shtetasit Haxhi Velia, ndodhur në datë 5 Dhjetor 2011
PROVAT
Gjate hetimeve te kryera, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një autoveturë tip Mercedes-Benz 240, ngjyrë blu, me targa SR 4900 B;
Një autoveturë tip BMË me ngjyre gri me targa SR 5399 B të cilin personat e mësipërm e përdornin për kryerjen e veprimtarisë kriminale; Një autoveturë tip Alfa Romeo 156 me ngjyre të kuqe, me targa të huaja (Y 702 LCD),Një kompjuter Lap-Top i markës ‘SONY’ Disa pajisje fonie për muzik (bokse), Disa doreza duarsh akriliku që dyshohet se përdoreshin gjatë kryerjes se veprave penale dhe Materiale alumini, etj..
Nga Komisariati I Policisë Sarandë vazhdon puna per dokumentimin e plote ligjor te aktivitetit te kryer nga ky grup kriminal.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vrasje me dashje” e ngelur ne tentativ, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vjedhje” e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 152, 278/2, 134/2 /3 të Kodit Penal.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?