GJIROKASTËR- Një makinë ka dalë nga rruga, ku si pasojë, 3 turistë amerikanë që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rural ne afërsi të tunelit pranë rrugës së re për në Sarandë nga Ura e Kardhiqit, shkak mendohet të ketë qenë ngatërresa e rrugës për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Mësohet se turistët kanë pësuar thyerje në disa gjymtyrë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë nisur policia rrugore dhe autoambulanca.