Tre persona janë arrestuar nga policia pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje, në fshatin Cerkovicë në Finiq.
Policia thekson se është arrestuar pronarja e objektit 65-vjeçarja Eleni Kaçi dhe dy punonjësit 60-vjeçari Isuf Isa dhe Agron Obzova., 62-vjeç, të tre banues në Sarandë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në tokë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme
Komento