I cilësuar si perla e turizmit, Parku Natyror “Syri i Kaltër”, i cili një vit më parë mirëpriti 192,000 turistë, tashmë ka një tren me naftë.

Bileta e trenit, që sapo është vendosur në funksion kushton 300 lek. Ai lehtëson lëvizjen e të moshuarve dhe prindërve me fëmijë të vegjël, të cilët e kanë të pamundur të përshkojnë 2.5 kilometra rrugë në këmbë.

Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur raste kur është kërkuar ndihma e ambulancës për të transportuar pushues të cilët për arsye të temperaturave të larta kanë pësuar komplikacione.

Kjo pasi lëvizja në hapësirën e parkut natyror kryhej vetem në këmbë apo bicccikleta. Lëvizja e automjeteve është e ndaluar, nga trau e deri tek burimi i syrit të kaltër. Në vitin 2022 Ministria e Turizmit investoi për rikualifikimin urban të parkut, duke i dhënë një pamje të re, me trotuare, ndriçim dhe pastrim.