Sarandë - Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Raportohet se i riu me inicialet S.B., humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemët në anë të rrugës 'Skënderbeu' gjatë orëve të natës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.