SARANDË - Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut zhvillon mitingun përmbyllës në qytetin e Sarandës, ku i pranishëm ishte dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Dule u shpreh se “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vjen me shpresë të dyfishtë; të kthehemi drejt Europës dhe të hapim një kapitull të ri.

“Që nga Saranda i themi Berishës: Mirë u pafshim e mirë se erdhe demokracisë!”, shtoi Dule. Ai shtoi se në 23 qershor t’i themi ndal politikës rrënuese të Berishës.

Kreu i PBDNJ-së premtoi se “minoriteti duhet të ketë të drejtën e gjuhës dhe përfaqësimit, ndaj duhet t’i japim fund regjimit të Berishës me votë peblishitare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)