SARANDË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku një makinë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ngjarja është rregjistruar në aksin rrugor Sarandë- Gjirokastër, pranë Bistricës. Siç mund të shihet në fotot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Limos Didani, pema është "shndërruar" në një mburojë për automjetin para se të përmbysej jashtë rrugës.
Mjeti ishte i ngarkuar me fuçi, e ndërsa nga raportimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit.
Çudi si paska mbetur një pemë se fshatarët per 30 vjet e kthyen Sarandën në hale! I prenë gjith pemët dhe ndërtuan shpifësirat e tyre haúre, çibanë “gradaçela” bajgash! Vetëm Junta Ushtarake e hedh në tokë shpifësirën e quajtur Sarandë e ta ndërtojë pastaj nga fillimi ashtu siç duhet.
Përgjigju