SARANDË-Biznesmenë dhe qytetarë në Sarandë janë mbledhur për të organizuar një protestë për të hapur Bulevardin gjatë sezonit veror edhe pse një nga masat akoma në fuqi është ndalimi i tubimeve në vend për shkak të përhapjes së COVID-19. Edhe përse ishte premtuar që punimet do të përfundon në 20 qershor, bulevardi nuk do të hapet deri në verën e 2021.
Bizneset kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, në mënyrë që të jetë e aksesueshme së paku gjysma e bulevardit, nga mbyllja e së cilës mbeten automatikisht të papunë 300 veta. Plan projekti për ndërtimin e ri të Bulevardit të Sarandës ka ngjallur zemërim në Sarandë, fillimisht me protesta për nisjen e punimeve dhe tani për zvarritjen e tyre duke penguar sezonin turistik.
Qytetarët i kanë bërë apel qeverisë dhe bashkisë së Sarandës që punimet të shpejtojnë dhe deri më 15 qershor kur është vënë afati të paktën të hapet një pjesë. Ata janë shprehur se kompania që po merret me punimet është vonuar shumë duke mos respektuar afatin kohor, pasi kjo do të sjellë probleme me turizmin dhe kjo godet drejtpërdrejt biznesmenët në Sarandë.
"Jemi mbledhur sot për të organizuar një protestë të vogël simbolike për problemin e turizmit,në emër të biznesit dhe qytetarisë i bëjmë apel qeverisë dhe bashkisë së Sarandës që të mbajnë premtimet. Bulevardi na është premtuar i kalueshëm më 15 qershor, bllokimi është një goditje për biznesin e Sarandës. Me turizmin ushqehet 80% e saj, firma nuk ka respektuar orarin e saj. Nëse kjo të vazhdojë nuk do të paguajmë taksa . Kërkojmë që më 15 qershor të jetë e hapur në mos e gjitha pjesërisht deri tek shkallët përballë karburanit", është shprehur një prej protestuesve i quajtur Armando Magllara.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Lapaj e Arlind Qori sherr edhe në protestë/ Adriatiku dëbohet nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz (VIDEO)
20 Janar, 18:21
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
17 Janar, 10:22
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
Për cilin bulevard e kanë fjalen sepse Saranda është një degjenerim antiurban qe duhet hedhure e gjitha perdhe me dinamit dhe te mos i mbetet as nam e as nishan sepse FSHATARËT PËR 30 VJET E DEGJENERUAN.
Përgjigju