Sarandë,Rama-minoritarëve:E di
pse Dule s'vjen të votojë Vettingun

Sarandë,Rama-minoritarëve:E di<br />pse Dule s'vjen të votojë Vettingun
Gjatë një takimi me minoritarë në Sarandë, kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin e grabitjes së pronave me vendime gjyqësore.
 
Rama tha se kjo është një tjetër arsye pse duhet Reforma në Drejtësi dhe Vettingu. Sipas tij, pronat i janë grabitur njëso si minoritarëve ashtu edhe qytetarëve shqiptarë. 
 
Kreu i qeverisë ironizoi edhe pjesëmarrjen e Vangjel Dules në protestën e PD te çadra përpara Kryeministrisë. Rama tha se Dule duhet të ishte në Kuvend për të votuar zbatimin e Vettingut.
 
"Çfarë bën në çadër Vangjel Dule dhe pse nuk vjen të votojë Vettingun? Ju e dini përgjigjen, por nuk rrija dot pa e thënë. Nëse duam të trajtojmë çështjen e pronave që të mos na grabiten, atëherë duhet të fillojmë zbatimin e Reformës në Drejtësi nga Vettingu. Në këtë zonë nuk e kanë ngrënë vetëm minoritarët, por edhe shqiptarët, njësoj e gjithë zona.

Shqipëria duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e këtyre njerëzve të cilët i kanë këtë vendi atë që s'ia ka bërë asnjë pushtues, madje as diktatura. Edhe diktatura letrat e pronave nuk i dogji, por i mbylli nëpër kasaforta. Mund t'i kishte djegur dhe këtu s'do kishte më asgjë, por i mbylli.

Mbivendosjet, spostimet e trojeve, ngatërresat e konfliktet i krijuan këta, gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Jam shumë dakord që të ngrini zërin, por unë s'jam personi që mund të zgjidhim ndonjë gjë, por ne mund të nxisim Reformën në Drejtësi"
, u shpreh Rama.  



  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur