Riaktivizohen flakët në 'Bar Lulishte Butrinti', ekspertë nga Tirana në Sarandë të hetojnë shkaqet! Qytetarët: E shkatërruan për të ndërtuar

VLORË- Kur kanë kaluar 24 orë nga zjarri i cili dogji ndërtesën historike të ish-konsullatës italiane në Sarandë që njihet dhe si “Bar Lulishte Butrinti” ende nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit, madje policia nuk ka nisur asnjë komunikatë për mediat.  Në Sarandë kjo është një çështje shumë e ndjeshme, pasi me djegien e Bar Lulishtes, qyteti ka humbur një monumet kulturor, pjese e identitetit te qyteti, ndaj nga autoritetet kërkohet një hetim i plotë dhe i thellë për shkaqet e zjarrit dhe fajtorët.

 “Ka shërbyer si polici, prefekturë, konsullate ne vite te ndryshme. Me vone u be bar Lulishte. Ajo u dogj .. diçka do të bëhet aty. Ne presim nga shteti të hetoje’,  thotë një qytetar.

“U bë për kapriço! Humbi një ndërtesë me vlera arkitekurore e historike”, tha nje tjetër qytetar i vjeter i Sarandës.

Godina e djegur dhe lokali janë rrethuar me shiritin skenë krimi, por në zonë nuk shihet asnjë oficer policie apo prokuror. Të vetmit në vendngjarje janë zjarrfikësit të cilët u rikthyen për të shuar flakët që u riaktivizuan kete te shtune ne çatine e drunjte.  Burime nga Policia e Sarandës thanë për Report TV se për të përcaktuar nëse është një zjarr i qëllimshëm apo aksidental kanë kërkuar që ekspertizën ta kryejë një grup i specializuar, të cilët pritet të mbërrijnë sot nga Tirana.

Kujtojmë se të premten rreth orës 10:00 zjarri ra fillimisht në lokalin një katësh që në Sarandë njihej me emrin “Totoshi” në pronësi të Viron Papagjikës. Ky lokal ishte jashtë funksionit dhe pronari e përdorte si magazinë.  Brenda pak minutash flakët u përhapën në godinën dykatëshe të 'Bar Lulishte Butrinti’.

Ky është momenti fatal kur u dogjën trarët dhe ra çatia dhe një pjesë e godinës.

Dëmet janë të mëdha siç shihet në pamjet e Report tv.  Ndërtesa historike që ka shërbyer dhe si konsullatë italiane është shkrumbuar! Studiuesi Auron Tare i cili u gjend atje në momentin kur ra zjarri tha dje ne lidhje direkte për Report TV se forcat zjarrfikëse ndërhynë me vonese dhe nuk kishin kapacitete të mjaftueshme.

Pas denoncimit të tij është pezulluar nga detyra  shefi i zjarrfikëses në Sarandë, Nasibi Hasanllari dhe është caktuar Vladimir Kondi. Autorët e zjarrvënies nuk dihen, por ajo që dihet është se ndërtesa e “Bar Lulishte Butrinti” ishte lënë prej vitesh në degradim nga Bashkia e Sarandës. Për studiuesin Auron Tare është e qartë se zjarri është i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndonjë ndërtimi te ri, në zonën më të lakmuar të qytetit bregdetar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
FOTO/ Zjarri në ‘Bar Lulishte Butrinti’, shpëton pema e mbjellë nga Naim Frashëri

Pema e 'Piperit'

24 orë pas djegies që shkatërroi plotësisht godinën historike në qendër të Sarandës “Bar lulishte Butrinti” ende nuk dihen shkaqet. 

Por, flakëve i shpëtoi fatmirësisht Pema e Piperit mbjellë nga duart e Naim Frashërit

Ajo është mbjellë nga vetë shkrimtari rreth viteve 1874-1876.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/04/2024 02:32

    Bar /Lulishtja/ dhe mund te rindertohet sic ishte,ndoshta dhe me e bukur.Rindertime te objekteve historike te demtuara per 100 arsye jane bere ne gjithe boten,por te vjen keq qe pema e Naimit nuk ka asnje pllakat afer qe t'a evidentoje si te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë