Sarandë, sekuestrohen 10 mijë
rrënjë kanabis, shtatë në pranga

Sarandë, sekuestrohen 10 mijë<br />rrënjë kanabis, shtatë në pranga
Plot 10 mijë rrënjë dhe kubikë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në Sarandë. Gjatë një operacioni të efektivave blu është zbuluar ky plantacion. Në pranga gjithashtu kanë përfunuar dhe 7 persona që janë kapur në flagrancë. Lënda narkotike rritej me llamba në një hapesire rreth 1 mijë metra katror. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.    


Personat e arrestuar nga policia
1. Fabjon Adhurim Ruko vjec 24 banues ne , Strum Fier.
2. Eduart Xhevdet Kapaj vjec 32, banues ne lagjjen "28 Tetori“ Vlore.
3. Sali Servet Lapardhaja vjec 53, lindur ne Kruj dhe banues ne Lezh.
4. Fabjon Muharrem Dema vjec 19, lindur dhe banues Zhapokik Tepelene.
5. Edisin Sali Hoxhaj vjec 26, banues ne lagjen Margellic Patos.
6. Lad Ded Nikolla, vjec 44, banues Shenkoll Lezh, te cilet ishin te punesuar per kultivimin dhe paketimin e lendes narkorike.
7. Eldion Dashnor Alushaj vjec 29, banues ne lagjen "Nr 1" Sarande, i cili se bashku me babain e tij shtetasin Dashnor Alushi, 55 vjec banues Sarande, si pronar te magazines ku eshte gjetur lenda narkotike dyshohet se drejtonin se bashku kete veprimtari kriminale.

Ne cilesine e proves materiale jane gjetur dhe sekuestruar;

1. 10 mije rrenje bime narkotike te ngjashme me ate llojit Canabis sativa me gjatesi deri ne 1 m, e cila ishte e vendosur ne vazo dhe per kultivimin e lendes narkotike
2. 1000 lampa me voltazh te larte te cilat sherbenin per kultivimin e bime
3. Sasi te konsiderueshme kimikatesh qe perdoreshin per kultivimin e bimes narkotike;
4. 1 automjet fuoristrada tip Toyota;
5. Nje magazine me dy kate me rreth 3000 m2 e cila ndodhej ne plantacionin me mandarina te shtetasit Dashnor Alushi.
6. 1 Transformator energjie elektrike


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë