SARANDË - Një sasi prej 140 kg kanabis u sekuestrua nga policia e Sarandës mbrëmjen e djeshme në një zonë të pyllëzuar.

Forcat e policisë gjetën 4 çanta të braktisura në orën 21:30 të së hënës në afërsi të një përroi në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq.

Lënda narkotike u gjet 100 metra larg nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol ku persona ende të paidentifikuar kishin lënë çantat me kanabis.

Nga kontrolli i tyre  u gjetën  86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.