Sarandë, sekuestrohen 8 kg drogë
të fshehura në gomën e makinës

Sarandë, sekuestrohen 8 kg drogë<br />të fshehura në gomën e makinës<br>
Policia e Sarandës ka sekuestruar 8 kilogramë kanabis në vendin e quajtur ''Lugina e Shkëmbit të Bufit'', të fshehura në një gomë makine. Sipas policisë është vërejtur një person që me gomën në dorë po ecte në këmbë në drejtim të Kufirit Grek.

Pasi ka parë policinë personi në fjalë është larguar duke e braktisur gomën, në të cilën më pas policia konstatoi kanabisin e fshehur të paketuar në 14 pako.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë

Policia Kufitare Sarandë sekuestron 8 kilogram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa !

Më datë 11.10.2017 prej shërbimeve të Policisë Kufitare të Sarandës në Qafë Botë, në vendin e quajtur ''Lugina e Shkëmbit të Bufit'', në afërsi të Konispolit, është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.

Ky shtetas sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për t’iu shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira.

Në përfundim të hetimit dhe verifikimt të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ''Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë'', të parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.
 

droge ne gome
  (Goma dhe kanabisi  gjetur në të)

goma me droge

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar