Sarandë- Një nxënës është plagosur mesditën e sotme në Shkollën e Mesme Ekonomike "Antoni Athanas" në lagjen nr.3 pas një konflikti.
Sipas policisë, 16 vjeçari me inicialet A.D. nxënës i vitit të 1-rë pas një konflikti për motive të dobëta brenda ambienteve të shkollës ka qëlluar me biçak në kofshën e majtë, 18 vjeçarin me inicialet D.K. nxënës i vitit të 3-të, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar autorin, i cili është marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com