SARANDË- Goditet me thikë përmbaruesi privat Baftjar Nela mëngjesin e kësaj të hëne (14 shtator) në Sarandë.

Baftjar Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1 në Sarandë.

Sipas përmbaruesit, agresori ka qenë Aleksandër Camandioti. Baftjar Nela kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve

Ndërkohë që për kamerat e Report Tv ka folur bashkëshortja dhe avokati i autorit të dyshuar.

Vjollca Çamandioti shjegoi ngjarjen ku përmbaruesi dhe një person tjetër i shkuan në shtëpi në orën 7 të mëngjesit dhe filluan të godisnin derën e shtëpisë me grushte e shqelma.

Sipas saj, ata i kërkuan që të firmosnin disa dokumente për largimin e  tyre nga banesa, por situata u tensionua.

Gjithashtu avokati i saj thotë se në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë  euro për kryerjen e gërmimeve , me premtimin se do të merrte dy apartamente kur objekti të përfundonte, hyrje në të cilat familja jeton prej 11 vitesh.

Avokati i familjes Çamandioti pretendon se kjo situatë erdhi pas një vendimi skandaloz të Gjykatës së Sarandës pasi gjyqi u zhvillua për sigurim padie, ndërsa vendimi është dhënë për dorëzim objekti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Plagosja e përmbaruesit, flet bashkëshortja e autorit të dyshuar: Na erdhi në 7 të mëngjesit, kërkonte të dilnim nga shtëpia, nuk e pashë plagosjen (VIDEO)

Detaje të reja dalin nga rasti i plagosjes së përmbaruesit privat Baftjar Nela në Sarandë.

Bashkëshortja e Aleksandër Çamandioti ka sqaruar ngjarjen për Report Tv ku thotë se përmbaruesi shkoi në shtëpoinë e tyre në orën 7 të mëngjesit të sotëm.

Sipas saj, disa persona shkuan në shtëpinë e tyre dhe i ranë derës me grushte e shqelma dhe kërkuan të flisnin me Çamandiotin.

Gjithashtu ajo pohon se situata u acarua dhe filluan të kapeshin me fjalë por shprehet se nuk e ka parë momentin e plagosjes me thikë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka folur dhe avokati i Çamandiotit i cili shprehet se në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë  euro për kryerjen e gëemimeve , me premtimin se do të merrte dy apartamente kur objekti të përfundonte, hyrje në të cilat familja jeton prej 11 vitesh.

Avakoti i familjes Camandioti pretendon se kjo situatë erdhi pas një vendimi skandaloz të Gjykatës së Sarandës pasi gjyqi u zhvillua për sigurim padie, ndërsa vendimi është dhënë për dorëzim objekti.