Një ngjarje tejet e rrezikshme është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Sarandë, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer në një bllok banesash, duke krijuar panik dhe rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Fatmirësisht, u shmang për pak një tragjedi, pasi në momentin e shpërthimit shumë pranë ndodheshin disa persona, të cilët mund të ishin lënduar rëndë ose edhe të humbnin jetën.

Pamjet që po shihni tregojnë qartë gjendjen alarmante të rrjetit elektrik, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e mirëmbajtjes dhe reagimin e vonuar të institucioneve përgjegjëse.