SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë qarku elektrik.
Gazetari i Report Tv ka siguruar videon teksa automjeti është përfshirë nga flakët, por nuk bëhet ende e ditur se në pronësi të kujt është mjeti.
Pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe të policisë për të zbardhur të plotë shkaqet e ngjarjes.

Komento
Komente

