Në pranga kanë rënë Miri Hamata 28 vjeç dhe Vilson Lamka 30 vjeç. Miri Hamata, drejtuesi i mjetit tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR dhe me pasagjer Vilson Lamka po tentonin të trafikonin nëpërmjet pikës Kufitarë të Kalimit Qafë -Bot Sarandë 45 kg kanabis.
Kanabisi ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e sarbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posaçërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë.
Policia ka sekuestruar automjetin dhe lëndën narkotike si dhe ka arrestuar në flagrancë dy të rinjtë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)