Kur nga ana e bashkisë Sarandë ka një javë që është çelur sezoni turistik, tregu ushqimor i Sarandës ndodhet në një gjendje skandaloze. Në këtë treg mbizoteron mungesa totale e kushteve higjeno-sanitare . Megjithese tregtareve i’u është premtuar çdo here se do te ndërhyhet në treg për përmirësimin e kushteve, situata jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por sa vjen e përkeqësohet.
Kjo situatë është prezente prej disa vitesh në tregun e Sarandës dhe asnjë nga institucionet nuk merr masë për sistemimin e tij. Vetë tregëtarët thonë se ata vizitohen vetëm në periudhe fushatash, por sapo përfundojnë ato nuk duken më.

Komento
Komente
