Sarandë, tritol dyqanit
Dëmtohen banesat përreth

Sarandë, tritol dyqanit<br />Dëmtohen banesat përreth
SARANDË- Një sasi e madhe tritoli e vendosur në një dyqan në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, ka tronditur pak pas mesnatës qytetin bregdetar.
Sipas policisë Rreth orës 01.25 në lagjen “Nr. 3” Sarandë, në vendin e quajtur kryqezimi i “Mish-Peshkut”, ka ndodhur një shpërthim në objektin (dyqan) të shtetasit A. B, vjec 45 banues në Tiranë, të cilin e kishte dhënë me qera te një shtetas tjetër.
Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale kryesisht dëmtime të qepenit dhe derës se objektit pasi dyqani ishte bosh.
Dëme kanë pësuar edhe banesat përreth, ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz. Dyqani është marrë me qeras nga Fani Gushaj, të cilit ma parë i është shkatërruar makina e tij personale nga një sasi eksplozivi. Nga hetimet paraprake mësohet se është përdorur rreth 200 gram tritol, ndërsa ka nisur puna për zbulimin e autorëve.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza