Sarandë, u kap me 2.5 kg marijuanë, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burg 51-vjeçari

Sarandë, u kap me 2.5 kg marijuanë, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burg 51-vjeçari

Foto ilustruese

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg një 51-vjeçar nga Berati, i cili një vit me parë u kap me rreth 2.5 kg marijuanë në tentativë për ta trafikuar me këmbë drejt kufirit të gjelbër shqiptaro-grek.

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar dënimin me 10 vjet burg dhe ne përfundimin për shkak të gjykimit të shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj burg për Niko Kobuzin për veprën penale ‘trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbetur në tentativë’, dënim i cili është dhënë edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Në datën 23.10.2020, rreth orës 16:30, nga efektivët e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Bote, Konispol është kapur në flagrancë në brezin e gjelbër kufitar në rrugën që të çon tek piramida 68, në vendin e quajtur ‘Bashkimi i Perrenjve, shtetasi Niko Kobuzi i ditëlindjes 25.01.1970, banor i qytetit të Beratit në tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Gjatë kontrollit policor të ushtruar këtij shtetasi në momentin e kapjes në flagrancë, në një çantë shpine që ai mbante me vete me ngjyrë ushtarake, në brendësi të saj janë gjetur dy qese në ngjyrë të zezë brenda të cilave ndodheshin dy pako të mbështjella me letër të tejdukshme natriban në brendësi të të cilave gjendeshin 2 kg 490 gram marijuanë. Gjatë marrjes në pyetje Kobuzi ka pranuar faktin se në çantën e tij ka pasur dy pako me lëndë narkotike, peshën e të cilës nuk e di me saktësi.

Ai ka deklaruar se në qytetin e Beratit punon si punëtor ndërtimi dhe një ditë e ka thirrur për të punuar tek banesa e tij një shtetas të cilin ai e njeh me emrin Altin. Duke biseduar me të dhe duke i treguar rreth problemeve të tij ekonomike, ky i fundit i ka propozuar një punë e cila konsistonte në transportimin e një çante që përmbante lëndë narkotike deri në piramidën nr. 68 në kufi me Greqinë. Pagesa për këtë do të ishte 40 000 lekë dhe do ta merrte kur të linte çantën tek piramida. Në lidhje me personin që e ka porositur dhe i ka dhënë çantën për transportim i dyshuari pohon se quhet Altin por nuk i di gjeneralitetet e plota, megjithatë sipas tij nëse do ta shihte do arrinte që ta njihte.

Ndërsa në lidhje me personin që do e priste në kufi ai pohon se nuk ka asnjë të dhënë se cili do të ishte dhe nuk ka kontaktuar asnjëherë me të. Personi nën hetim pranon se e ka kryer këtë veprim të paligjshëm i ndikuar nga kushtet e vështira ekonomike dhe në gjendje të rënduar psikologjike pasi ka bashkëshorten e sëmurë me diabet dhe ka dy vjet që është në pamundësi për të paguar kredinë e shtëpisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/10/2021 15:43

    Shteti eshte bere shume i forte , denon kete lumadhin me kaq vite burg kurse ata qe vjedhin fondet publike nuk bejne asnje dite maksimumi ndonje muaj arrest shtepie vk o vend i lodhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja