Sarandë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një vajza ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.
Në pamjet që vijnë për Report Tv nga qyteti bregdetar, duket vajza brenda në gropë. Fatmiriësisht, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën por ka pësuar dëmtime të shumta.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, dhe vajza është nxjerrë nga gropa duke u transportuar për në spital.
Në pamje duket vajza e shtrirë në gropë, momentet kur ajo del nga spitali ndërsa banorët e pallatit dhe stafi i ambulancës përpiqen ta ndihmojnë.
Mësohet se pallati është i banuar prej vitesh, por nuk ka ashensor. Në vend të ashensorit nuk është vendosur asnjë portë për të sinjalizuar banorët apo njerëzit që hyjnë në këtë pallat se në vend të ashensorit aty ka një gropë.
Duhet denuar ndertuesit qe marrin leket dhe mashtrime qytetaret dhe nuk perfundojne kurre pallatet.
PërgjigjuA ka kontrolle per pallatet?Ku eshte mirmbajtesi i pallatit?Po sikur te kishte rene nje femije 2 vjec?Oooooo SHTET dhe sa do vazhdoj keshtu?
Përgjigju