FOTO/ Vjedhje me dhunë, ja kush janë 3 të rinjtë që bëjnë 'kërdinë' në Finiq

FOTO/ Vjedhje me dhunë, ja kush janë 3 të rinjtë që bëjnë 'kërdinë' në Finiq

Të arrestuarit Kleo Hysi, Jetmir Gerbi dhe Paris Qurku

Autoritetet arritën të zbardhin dhe të dokumentojnë me prova ligjore një vjedhje me dhunë, ngjarje e ndodhur në fshatin Melçan në Finiq.

Si autorë të dyshuar të vjedhjes u arrestuan 2 persona të tjerë si dhe Jetmir Gerbi që u vendos në pranga mbrëmjen e ngjarjes.

Në prangat e policisë ranë Kleo Hysi 32 vjeç, dhe një 29 vjeçar Paris Qurku me banim n Sarandë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.

Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Report Tv, këta 3 persona në bashkëpunim kanë vjedhur me dhunë një banesë në fshatin Melçan në Finiq në pronësi të shtetasit Dh.P.

Ata kanë hyrë me dhunë në banesë dhe kanë vjedhur një sasi monetare prej 20 mijë lekësh të reja si dhe një armë gjahu.

"Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimroe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar  për këtë ngjarje, konkretisht K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim" - njofton policia.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vixhidoli: 05/11/2020 14:50

    E kan ba per buk goje ne burg duhet fut Edvin Rama qe u ka vjedh leket shqiptareve

    Përgjigju
  • Mirditor: 07/09/2020 12:52

    3 dembela kriminela

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Greqia shkundet nga 6 tërmete radhazi, nga Kreta deri në Athinë! Forca deri në 4,4 ballë, panik te banorët

Greqia shkundet nga 6 tërmete radhazi, nga Kreta deri në Athinë! Forca deri në 4,4 ballë, panik te banorët