Një mjet lundrues i gjatë pesë metra është zbuluar sot nga policia në grykderdhjen e lumit Pavllo në rrethin e Sarandës.

Zbulimi është bërë në kepin e Stillos, përballë ishullit grek të Korfuzit.

Dyshohet se motoskafi që ndodhej pranë kufirit me Greqinë do të përdorej për të trafikuar lëndë narkotike të tipit kanabis.

Nuk dihet ende se kujt i përket ky mjet.

sarande gjendt skafi1.jpg" style="height:585px; width:780px" />
Skafi i gjetur në Sarandë