Në tentative për t’ju ikur policëve, që e kishin sinjalizuar të ndalonte një 22-vjeçar ka përplasur një efektiv, teksa i jepte me shpejtësi makinës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrinë, ku shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtohej nga 22-vjeçari K. M.
Mirëpo, pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, i riu ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe është përplasur me automjetin e një agjenti të krimeve, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.
Uniformat blu janë vënë menjëherë në ndjekje të 22-vjeçarit dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij.
Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të riut iu gjet një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se i riu e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.
Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79.3%
-
Jo
11.4%
-
S'do votoj
9.3%
Vota total: 1030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, 55- vjeçari shpallet në kërkim nga policia
31 Mars, 18:52
-
Sarandë/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt
31 Mars, 15:20
-
Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
31 Mars, 13:20
-
Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet
30 Mars, 18:45
-
Media britanike 'The Telegraph': Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë
30 Mars, 09:45
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Rama inspekton punimet në Sarandë: Së shpejti nis rruga 6, rindërtimi i Pallatit të Kulturës dhe selia e re e Universitetit
24 Mars, 12:16
-
Rama: Kontrolle bizneseve me AI! Hile me shtretërit, 65% parapagim nëse s’doni masa të ashpra! Ndalimi i prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, absurditet (VIDEO)
24 Mars, 09:57
-
Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen
22 Mars, 18:37
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05