Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në segmentin Vrion – Krane, në kthesën e Finiqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi SH. XH, rreth 65 vjeç.
Pas njoftimit të ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet të kryhet edhe alkooltesti ndaj drejtuesit të mjetit.
Komente










