Sarandë- Një pushues i huaj është plagosur pas hedhjes me kokë në det.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Ri në Sarandë, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

I plagosuri është identifikuar si Kamil Thiotheli, 45 vjeç nga Polonia, i cili u hodh nga trampolina me kokë dhe humbi vetëdijen.

 45-vjeçari është dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm në spital ku edhe ndodhet jashtë  rrezikut për jetën.

(Aksidenti i pushuesit polak në Sarandë)