Një person i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Sarandës. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.N, 46-vjeç, banues në Sarandë.

46-vjeçari është vendosur në pranga pasi më 7 dhjetor të këtij viti u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse në vendin e quajtur “Tre Ishujt” në Ksamil, dhe më pas në vijim të veprimeve të kundraligjshme ka prishur objektin “kioskë” duke i vënë zjarrin.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.