Sarandë-Zjarri që ra në vendin e quajtur Qafa e Butrintit, në Sarandë është shuar mbrëmjen e sotme. Zjarri përfshiu zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.

Ndërsa, era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve duke rrezikuar edhe parkun në brendësi të tij.

Zjarrfikëset që shkuan në vendin ku ra zjarri, bënë të mundur shuarjen e tij.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

1757950019_5ad7a09ebbe948a39995b86405045d89.jpg