Sardele me domate në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg sardele
  • 2 domate
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 spec djegës
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • Rigon, trumzë, manxuranë

Përgatitja:

Domatet, hudhrën, specin djegës, kripë, piper, vaj ulliri dhe erëza si rigon, manxuranë, trumzë, të gjitha i kalojmë në blender të bluara derisa të bëhet një masë. Shtrojmë 3/4 e salcës në tavë, rreshtojmë sardelet dhe i lyejmë me salcën e mbetur, pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200° për 20 minuta.