Sarkozi-Hollande, sonte ballë
për ballë në një debat televiziv

Sarkozi-Hollande, sonte ballë <br />për ballë në një debat televiziv
Nicolas Sarkozi dhe Fransua Hollande dy kandidatët për zgjedhjet presidenciale përballen sot në oren 21 të mbrëmjes në të parin dhe të vetmin debat televiziv. Analistët thonë se kjo do të jetë nata vendimtare për zgjedhjet presidenciale në France.

Debati do të zhvillohet në një qëndër produksione amerikane që ndodhet në periferi të Francës. Në studion 107 te Plaine Saint-Denis, janë duke u përmbyllur përgatitjet e fundit por ende dy skuadrat e dy kampeve kërkojne të negociojnë për cdo detaj.
Bashkëpunëtorët e Sarkozisë kërkojnë që të evitohen planet bust ndërsa stafi i Hollande kërkon të kontrollojë pozicionimin e dritave për të evituar reklektimin tek syzet e tij. Kërkesat shkojnë edhe me tej. Përmasat e tavolinës ku do të zhvillohet debati dhe gjithashtu edhe temperatura e studios kanë qënë objekt tratativash. Sarkozi urren të nxehtët ndërsa Hollande nuk duron të ftohtët. Për të qënë të dy mirë, organizatorët kanë vendosur koncionerë personal për secilin. Njëri nga kondicionerët do të vendoset në të majtë ku do te jetë i ulur kandidati i Ump, dhe tjetri në të djathtë ku do ulet kandidati socialistë. Ndërsa në mes do të qëndrojnë dy gazetarët që do të moderojnë debatin televiziv, Laurence Ferrari e David Pujadas.

"Shpresoj që të jetë një debat ballë për ballë dhe jo kurriz më kurriz, ironizoi Hollande".
"Do ta bejë që të shpërthejë" deklaroi Sarkozi.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme