PARIS - Katër ditë përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kandidati socialist François Hollande e sheh veten në avantazh nëpër sondazhe. Hollande ndodhet 2 deri në 4 pikë përpara Sarkozy, sipas dy sondazheve të ndryshme, duke shënuar një përparim të dukshëm, siç është e dukshme rënia e presidentit në detyrë edhe për shkak të votive që do të shkojnë për të djathtën ekstreme.
François Hollande, sipas sondazheve merr 29% të votive, ndërkohë që Sarkozy shkon në 25-27%. E treta në garë (14-17%) rezulton të jetë Marine Le Pen, kandidatja e Frontit Nacional, e cila është duke i marrë vota presidentit Sarkozy me retorikën e saj kundër imigrantëve dhe globalizimit. Në vend të katërt, me 13-15% të votive, sondazhet rendisin kandidatin Jean-Luc Melenchon që i përket Frontit të së Majtës.
Gjithsesi, parashikimet për emrin e fituesit mbeten ende të mjegullta, duke pasur parasysh edhe se rreth 30% e votuesve nuk mendojnë se do votojnë dhe numrin e lartë të të pavendosurve.
Por, nëse në balotazh do të shkojnë Hollande dhe Sarkozy, sondazhet flasin më qartë, mes këtyre të dyve 54-58% e francezëve do të zgjidhnin socialistin Hollande.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com