Sarkozy i 'afrohet' Hollande
ngushtohet në 6 pikë diferenca

Sarkozy i 'afrohet' Hollande <br />ngushtohet në 6 pikë diferenca
PARIS – Zvogëlohet diferenca në sondazhe mes Sarkozy dhe Hollande. Një sondazh i Ipsos i publikuar sot e nxjerr vetëm 6 pikë diferencën mes te dyve, gjithmonë në favor të Hollande, i cili kryesonte me 8-10 pikë deri më sot. Sipas sondazhit të Ipsos, Hollande merr 53% të votave në balotazhin e 6 majit, ndërsa Sarkozy 47%. Por 22% e personave që thanë se kanë vendosur të shkojnë në votime, nuk thanë se për kë kishin vendosur të votonin.

80% e votuesve të komunistit Melenchon, thanë se në balotazh do votojnë Hollande, ndërsa vetëm 54% e atyre që votuan Marine Le Pen e të djathtës ekstreme thanë se do votonin për Sarkozy.

Sarkozy do padisë për akuzat mbi financimin nga Gadafi

Nicolas Sarkozy deklaroi se po përgatit një padi për shpifje ndaj medias online Mediapart, e cila tha se Sarkozy ka marrë para nga Gadafi gjatë fushatës së vitit 2007.

Sarkozy, duke folur për tv France2, tha se kjo është “një shpifje e trashë” dhe se personat që sipas medias kanë dërguar dhe marrë dokumentin në Libi e kanë përgënjeshtruar këtë gjë.

(ep/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari