PARIS - Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka mohuar të gjitha akzuat ndaj tij duke thënë se ai është përdorur politikisht. Këtë, ai e bëri në daljen e parë televizive, pas 15 orësh marrje në pyetje dhe për të parën herë që prej largimit nga detyra në vitin 2012.
Sarkozy u shpreh se ishte i detyruar të thyente heshtjen për të sqaruar opinionin publik francez.
“Situata është mjaft e rëndë për mua dhe duhet t’i tregoj popullit francez për shfrytëzimin politik të sistemit të së drejtës. Unë dua t’iu them atyre se unë kurrë nuk i kam tradhëtuar ato dhe kurrë nuk kam kryer një veprim kundër parimeve të republikës dhe shtetit të së drejtës.” tha Sarkozy
I pyetur në lidhje me rrethanat e marrjes së tij në pyetje, Sarkozy u shpreh se është shumë i tronditur nga ajo që ka ndodhur duke theksuar se nuk është një njeri që iu ikën përgjigjësive dhe se është gati të përballet me çdo pasojë në rast se ka bërë gabim.
Që prej largimit të tij nga detyra, Sarkozy është përballur me një seri problemesh ligjore, pasi i heqin imunitetin vetëm një muaj pas largimit nga detyra si dhe e bëjnë pjesë të një hetimi gjyqësor në vitin 2013. Sipas analistëve, çështja aktuale do të jetë një pengesë serioze për një rikthim të Sarkozy-së në skenën politike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO