Sarkozy: Papandreu është
i cmendur, na prishi G20-ën

Sarkozy: Papandreu është<br />i cmendur, na prishi G20-ën
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, gjatë një bisede private me presidentin e SHBA, Barack Obama, në Kanë gjatë samitit të G20-ës, është shprehur kryeministrin e Greqisë: “Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu është një i cmendur që vuan nga depresioni”.

Deklarata e Sarkozy është publikuar nga e përditshmja “Le Parisien”, e cila ka nxjerrë në dritë të tjera detaje mbi bisedën e dëgjuar aksidentalisht nga gazetarët. Fjalët e rënda në adresë të kryeministrit grek vijnë pas atyre të publikuara të martën për kryeministrin izraelit Netanyahu, të cilin Sarkozy e quante një “gënjeshtar”.

Sipas “Le Parisien”, Sarkozy dhe Obama kanë folur gjatë për kryeministrin grek, duke thënë se kishte bërë “një gabim të madh” me njoftimin për referendum mbi planin e ndihmave. Por nuk mbaron me kaq.

Një koment ende më i rëndë vjen nga e përjavshmja satirike “Le Canard Enchaine”. Sarkozy, pas samitit të Kanës ka komentuar mbi Papandreoun: “Ai nuk e can kokën për asgjë, është një budalla i dreqit. Na prishi G20-ën. Në Bruksel na tha se pranonte planin evropian, pastaj propozoi referendumin pa folur me ne. Kjo është një thikë pas shpine. Një skandal absolut”.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë