Sarri: Drejtuesit e Juves më kërkuan me ngulm, Ronaldo-n do e ndihmoj të thyej të tjerë rekorde

Sarri: Drejtuesit e Juves më kërkuan me ngulm, Ronaldo-n do e ndihmoj të thyej të tjerë rekorde

Sarri në prezantimin te Juventusi

Maurizio Sarrri është prezantuar sot zyrtarisht para mediave në Itali si trajner i Juventusit. Ish-tekniku i Chelsea-s dhe Napolit ka prekur shumë tema, sidomos atë të tradhëtisë për të cilën e akuzojnë në Napoli.

Si fillim Sarri u shpreh-- “Jam i kënaqur të jem sot këtu. Për këtë arste jam i gatshëm t’u përgjigjem çdo lloj pyetje dhe kurioziteti që ju keni. Sigurisht që do t’iu jap informacionin që mundem të jap.”

Për eksperiencën te Napoli— “Tre vjet më parë arrita te Napoli dhe dhashë gjithçka. Që fëmijë kam qenë një tifoz i këtij klubi. Në muajt e fundit te Napoli kisha një dëshim, që ishte mes afeksionit që kisha për klubin dhe logjikës që më thoshte se kjo aventurë duhej mbyllur. Dyshimet ishin të mijat dhe për një kohë nuk po i jepja dot përgjigjje. Në një moment pata oferta të shumta nga Italia, por zgjidha të shkoja diku tjetër si fillim. ‘Premier League’ ishte një eksperiencë e mrekullueshme, por pastaj ndjeva se duhej të kthehesha në Itali dhe oferta më erdhi nga klubi më i rëndësishëm.’

Për ndjesin që pati kur e kërkoi Juventusi—“Ndjenja ishte e fortë. Pashë një klub shumë të vendosur. Kurrë nuk kam parë drejtues kaq të vendosur dhe kompakt për të marrë një trajner.”

Krahasimi me ‘premier league'— “Mendoj se ne kemi një rrugë të gjatë para nesh. Ne duhet të flasim me presidentët për nivelin e strukturës dhe organizimit dhe mendoj se do na nevojitet kohë. Nga struktura mund ta nisim fillimisht, pastaj do të ndryshojë dhe atmosfera në stadium. Në Angli t’I kthehesh mbrapa për t’u ulur në stol dhe e sheh veten të rrethuar nga fëmijë. Klima është ndryshe. Do të duhet kohë për ta nisur nga struktura, por mendoj që në fushë dhe nga ana teknike ne kemi pak avantazh. “

Kampionati dhe Champions League— “Pres që të zgjohem në mëngjes dhe studio për mënyrën se si do të fitojmë ndeshjet. Është e qartë se obligimi i Juves është të bëjë mirë, është ekipi favorit. Në kampionat e kemi të detyrueshme për të fituar, por në Europë janë 8 ose 9 skuadra të cilat janë tepër të forta.  Gjithsesi përgjegjësitë janë më të forta në Itali se sa në Europë, kampionati është një qëllim, një ëndërr për të cilën duhet të përpiqesh dhe që ka një koeficient mostruoz të vështirë.”

Ronaldo— “Dua të ndikojë për mirë te rekordet e Ronaldos. Po flasim për një top-player, atë që qëndron më lartë se të tjerët që kam stërvitur. Do të doja ta ndihmoja që të arrinte shifra më të rëndësishme. Kam stërvitur edhe te Çelsi apo te Napoli lojtar të mire.”

Tradhtia—“Ish-lojtarët e mi më kanë quajtur tradhtar, por mund ta thonë këtë gjë për të jetuar më mirë aty dhe për t’u përshtatur, ndërsa mesazhet private janë shumë ndryshe, nuk mund t’i zbuloj. Në Napoli, mënyra si ika, ndodhi për një zgjedhje të huaj për respekt. Në jetën time kam respektuar këdo. Për fanellat që kam përfaqësuar kam dhënë 110%, siç do bëjë edhe te Juventusi.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë