Akordi me Chelsea-n është arritur për afër 8 mln euro dhe Maurizio Sarri në mos në orët në vijim, brenda pak ditësh do të zyrtarizohet te Juventusi. Ky lajm është aq i sigurtë sa që raportohet se te ‘zonja e vjetër’ tani po mundohen të plotësojë dëshirat e ish-trajnerit të Napolit në merkato.
Ëndrra jo vetëm e trajnerit të ri, por edhe të gjithë tifozëve bardhezinj është Poul Pogba. Sipas ‘Tuttosport’ Juventus ka lëvizur prej kohësh për francezin dhe këto ditë kanë ardhur sinjale edhe nga Anglia, aty ku thuhet se United është hedhur në sulm për të zëvendësuar mesfushorin. Gjithsesi në rast dështimi të Pogba-s, Sarri ka në plan dy alternative, Adrien Rabiot dhe Milinkovic-Savic. Një sy po mbahet edhe nga Nico Zaniolo, ndërsa i pëlqyer nga Sarri është edhe Icardi, i cili është në pikën 0 sa i përket marrdhënieve me Interin.