FIRENZE - Koronavirusi, apo sarsi i ri siç njihet ndryshe, ka mbërritur edhe në Itali. Tri raste janë regjistruar në Firenze përfshirë edhe një vajzë 18-muajshe. Pacienti i parë është i moshës 45-vjeçare me origjinë nga Jordania, i cili punon në një hotel në qytetin e Firenzes. Pazienti i dytë është mbesa e personit në fjalë dhe i treti një koleg pune i tij.
Sipas Ministrisë së Shëndetsisë, kuadri klinik i pacientëve nuk është i rëndë. Temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje janë tri simptomat që po monitorohen tek pacientët nga një ekip i specializuar doktorësh. 45-vjeçari kishte qendruar 40 ditë në Jordani, ku njëri prej djemve të tij ishte sëmurë nga virusi sars.
Vendet më të prekura nga ky virus janë Arabia Saudite, Emiratet Arabe, Jordania, Katari, por edhe në disa vende europiane janë shënuar raste me sars si Francë, Gjermani dhe Britani e Madhe. Ky virus u zbulua në Arabinë Saudite në shtator të 2012-s, kur mori jetën e më shumë se 700 personave. Zyrtarët e Organizatës Botërore e Shëndetësisë kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me rastet e fundit të këtij virusi dhe përhapjen e tij.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com