Sasia rekord e kokainës që u kap dje në Malin e Zi, zbardhet itinerari si erdhi nga Amerika Latine! Droga në kontejnerin me banane 100 mln euro! Babë e bijë të arrestuar s'pranojnë autorësinë

Sasia rekord e kokainës që u kap dje në Malin e Zi, zbardhet itinerari si erdhi nga Amerika Latine! Droga në kontejnerin me banane 100 mln euro! Babë e bijë të arrestuar s'pranojnë autorësinë

Babë e bijë të arrestuar për kokainën në Malin e Zi

1 ton kokainë e kapur ditën e djeshme në një magazinë në fshatin Zeta në Malin e Zi e ka origjinën nga Amerika Latine. Droga ishte fshehur në kontejnerin me banane dhe kishte ndaluar në disa porte të ndryshme përpara se të mbërrinte në Malin e Zi. Kur anija “MSC Charlotte” lundroi në drejtim të Tivarit me flamurin e Liberisë, policia malazeze dhe punonjësit e doganave tashmë e kishin informacionin e saktë përmes partnerëve ndërkombëtar se në të gjendej një sasi e madhe, jo vetëm me banane ekzotike të Amerikës Latine, por edhe kokainë.

Anija “MSC Charlotte” mbërriti në Portin e Barit në datën 24 gusht, ndërsa më parë ishte ndaluar në Portin e Koperit në Slloveni. Ajo është një anije e vogël, e cila merr kontejnerë nga destinacione të largëta nga porti italian i Gioia Tauro dhe i transporton ato nëpër detet Adriatik dhe Egje.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se vlera e sasisë prej më shumë se një ton kokainë e sekuestruar të premten në mëngjes shkon deri në 100 milionë euro, nëse do të kishte përfunduar në treg.

Në pranga për drogën ranë babë e bijë, Budimir dhe Marina Krstović, të arrestuar në magazinën e tyre në fshatin Zeta të Malit të akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të dy kanë mohuar përfshirjen në kontrabandën e kokainës në polici. Policia është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vendin fqinj. Në kallëpet e drogës ishte mbishkrimi “Covid”, ndërsa bëhet fjalë për 1205 pako në total, me një peshë rreth 1 kg secila.  

Trafikantët ranë në “kurthin” e efektivëve të anti-drogës të cilët edhe pse e pikasën drogën në port e lanë të kalonte për të parë se ku do të ishte destinacioni final i saj. Droga po transportohej me kamionin me targa PG-353GA që e la ngarkesën në një magazinë në fshatin Zeta, ku u mor më pas nga babë e bijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës