Pjesa e Parë: Ende halabakët janë në qeveri
Se ky që po ikën, ka ikur nga mendja (Pjesa e dytë)
Në vatanin tënë,
Është tendosur gjendja,
AI që po ikën,
Ka ikur nga mëndja
Shtëpitë e ushtrisë,
Ti po merr or plak,
Për ta bërë PD-në,
Repart ushtarak
Se PD-në në gropë,
E futi behari,
Ndaj ka shumë nevojë,
Për pak shpirt ushtari
Këta që Enverin,
Me shpirt e mallkuan,
Depot “me flori”,
Dhe shtëpitë ja duan
Këta si vampirët,
Gjithë vendin kanë ngrënë,
Që shesin për pare,
Dhe baba e nënë
Qindarkë të mos kem,
Dhe të rroj si murg,
Mos më daltë shpirti,
Pa i parë në burg
Pa e parë në burg,
Të gjithë babëzinë,
Mos më daltë shpirti,
Pa parë Drejtësinë
Po nuk u karfos,
Gjithë hajdutëria,
S’bëhet që nuk bëhet,
Kurrë Shqipëria
Gjithë hajdutëria,
Të mbyllet në vrima,
Po kjo punë i do,
Domosdo ca trima
Domosdo ca trima,
Që s’u dridhet syri,
Që ta bëjë në brekë,
Nga frika qafiri
Do ta dua Ramën,
Tahirin-Velinë,
Nëse do punojnë,
Veç për Drejtësinë
Po punuan ndryshe,
S’do t’i dua kurrë,
Më keq se Saliun,
Do t’i zë “me gurë”
Shumë gjëra dhe presin,
Duron vegjëlia,
Po asnjë sekondë,
Nuk pret Drejtësia
Këtu duhet nisur,
Çdo gjë nga fillimi,
Mbi padrejtësitë,
Rritet vetëm krimi
Do të marri fund,
Durimi i shqiptarëve,
Nëse vendi mbetet,
Pengu i kusarëve
Aspak pas qershorit,
Nuk u ra dambllaja,
Se këto dy muaj,
Është bërë hataja
Arben Duka
17 Gusht, 2013